Flash News

Ditari i Opozitës

“Është luftë, jo zgjedhje”, voton Luçiano Boçi: Qeveria po intimidon administratën dhe përkrahësit tanë

“Është luftë, jo zgjedhje”, voton Luçiano

Ka votuar kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Luçiano Boçi për bashkinë e Elbasanit.

Pasi hodhi votën, ai denoncoi në një prononcim për mediat se ndonëse situata duket e qetë, këto zgjedhje i ka cilësuar një ‘luftë’.

Sipas tij, administratës po i bëhet presion për të votuar PS, ndërsa mbështetësit e opozitës po intimidohen.

“Problemi kryesor ka qenë pajisja PEI. Gjithë kohës kemi qenë të survejura. Ata që na kanë takuar janë kërcënuar dhe jemi ë situatë lufte.

Ndonëse situata duket e qetë, kjo ka qenë luftë jo zgjedhje, me mjete që janë përdorur masivisht nga banda e shtetit dhe bashkisë. Është realitet për tu denoncuar në vazhdimësi nga ne.

Kemi denoncuar tre herë në prokurori, përkrahës tanë janë intimiduar. Gjiknuri luan edhe rolin e policisë, e kryeministrit madje, dhunuesit. Mesazhi im , vota nuk lexohet. Administrata ka krijuara lista për votuesit.

Mesazhi i PS sot për administratën nëse nuk na votoni ju heqim nga puna, vota nuk lexohet. Të dalin masivisht për një Elbasan me zhvillim dhe spunto ekonomike të fuqishme”, tha Boçi.

Të fundit