Flash News

Ditari i Opozitës

"Është marrë modeli gjerman", Lela: Ky Kod Zgjedhor s’është më i miri, por qasje në rrugën e duhur

"Është marrë modeli gjerman", Lela: Ky Kod Zgjedhor

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela deklaron se ndryshimet e dakordësuara në Kodin Zgjedhor mes PS dhe PD janë rrjedhojë e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Duke folur në Syri Tv, Lela tha se opozita dhe në veçanti PD, duhet të jetë vigjilente ndaj votës së diasporës, pasi mazhoranca socialiste dhe gjatë takimeve të mbajtuara për Reformën  Zgjedhore, ka patur tentativa manipulimi.

‘Ka qenë ngulmimi i opozitës për ta çuar votën e diasporës ashtu siç është, oferta e PS ishte më hileqare. PD ka përballë një kundërshtar me pamje e figurë të dokumentuar dhe nga të huajt, për gjurmën e e madhe të manipulimit dhe babëzisë për ta marrë fshehtas atë që s’e merr me garë.

Është një sfidë që nuk mbyllet me Kodin Zgjedhor, edhe sikur këto kërkesa të ishin pranuar. Ka një lloj kritike dhe alarmi, një gjë që s’duhej bërë. Në politike ose duhet të bësh marrëveshje ose luftë totale, apo asgjësimi total. Asgjësimin e provoi një herë dhe ishte gabim, e provuam me mospjesëmarrje në zgjedhje dhe heqja e mandateve në parlament.

Pse i kërkohet opozitës që ta bëjë dhe njëherë këtë vetasgjësim. Edhe qeverisja i kërkohet opozitës. Është respektuar parimi i Kushtetueses që të jenë të hapura në 2/3 dhe 1/3 janë të mbyllura. Kjo është një kurth tjetër diskutimi për listat, ndaj opozitës për ta bërë gjithçka opozita. Është qëndrim hileqar ndaj PD dhe opozitës. Është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Është marrë modeli gjerman, ekspertët e PD u duhet bërë falenderim për rezistencën dhe gatishmërinë për t’i dhënë opozitës e vendit një Kod Zgjedhor që s’është më i miri, por është një qasje në rrugën e duhur’.

Sa i përket votës së diasporës, për Lelën është arritje dhe pritshmëritë janë të larta nga opozita.

‘Besoj se do ketë njohuri dhe gatishmëri të diasporës për të votuar, ku duhet punuar. E para ka qenë resiztenca e grupit të PD që të votojnë të gjithë shqiptarët, mazhoranca ka patur tendencën t’i mbajë jashtë ata që jetonin së fundmi në emigrim dhe me anë të postës, kjo ka qenë një hile e tyre. Po të ketë burokraci të lehtësuar dhe kontroll mbipartizan, postë e certefikuar, do jemi në rrugë të mbarë për ta marrë votën, për ta lexuar e certefikuar. Një mijë hile mund të shpiken deri në kohën e votimit, PD është e vëmendshme vazhdimisht, duhet ta bëjë dhe ka për ta bërë për ta mbajtur fort trysininë, rojën dhe gardën e sigurisë për manipulimet që do të vijnë nga ana e qeverisë’.

 

Të fundit