Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Basha sillet si Rama, si kryeministër në hije që emëron e shkarkon

Kadilli: Basha sillet si Rama, si kryeministër në hije që

Anëtari i Kryesisë së PD, një nga kandidatët për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka përsëritur se nuk është ndjerë i zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve të 13 qershorit në PD.

I ftuar në emisionin ”Frontline” në News24, Kadilli tha se ishte ai që i solli sadopak garë PD në një përpjekje për të oksidentalizuar partinë.

Ishte një rezultat i pritshëm, tendenca u duk që në fillim, gara ishte e pabarabartë. Mëse e kuptueshme që një kryetar që drejton prej 8 vitesh ka një marrëdhënie politike e emoiconale, me anëtarësinë.
Vjen pas një gare politike intensive, shto dhe pabarazitë, administrata, ne në Shqipëri nuk vemë mënd, për mua ishte e pritshme. E pranova si garë të pabarabartë. Më shumë se garë ishte sfidë. Unë i ktheva sadopak një garë PD.
Sot s’ka një demokrat që të thotë që nuk mund të zgjidhte. Mua, dy rivalët e tjerë apo Basha. Ne jemi viktimë të zgjedhjes”, tha Kadilli.

I pyetur se sa ishin shanset që të kishte pritshmëri të tjeral, Kadilli tha se “partitë tona dominohen nga kultura e njëshit, të fortit ku mblidhet gjithë energjia. E rëndësishme përtej kësaj është çfarë bën kryetari i zgjedhur me partinë. Sa i zoti është ta drejtojë në fitore. Nëse dikush konfirmohet, ne duhet si PD dhe vetë kryetari ti kërkojmë drejtimin, cili është drejtimi, të jemi ajo parti që ishim apo do kemi një version të ri tek e ardhmja.
Morët shumë mirë rastin e Ramës, është kryeministër, sillet si kryeministër edhe brenda partisë. Sjellja e tij brenda partisë është më agresive se si kryeministër. Si emëron e shkarkon anëtarët brenda kryesisë, është më autokratik se në qeveri. Me agresivitet të shtuar vepron në kryesi. Edhe Basha kështu sillet. Si kryeministër në hije që emëron e shkarkon. Uroj kjo kulturë të marrë fund.
Kjo nuk është për një klub idesh, por secili të gjejë idenë dhe veten, secili demokrat të sjellë një ide. Këtë hapësirë politike ka shansin ta bëjë opozita shumë më tepër se mazhoranca. Basha nuk e ka bërë në dy mandatet e para, uroj ta bëjë në mandatin tretë”, tha Kadilli.

Të fundit