Flash News

Ditari i Opozitës

“Një Dako me pantallona", Berisha: Emirjana Sako një neveri universale në Durrës

“Një Dako me pantallona", Berisha: Emirjana Sako një neveri

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot rezultatet e sondazheve online të kryera para zgjedhjeve të 14 Majit në disa bashki të vendit.

 Ai u shpreh në emisionin Open se kandidatët e majtë janë të parët për neveri, duke theksuar se ata nuk krahasohet me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Berisha u ndal te gara për Durrësin, duke theksuar se Emirjana Sako do të shkojë në SPAK për shkak të çështjes së hidrovorit.

Emirjana Sako një neveri universale në qytetin e Durrësit Do të shkojë në SPAK kjo se ka marrë hidrovorin. Ka marrë ndërtesën dhe e ka spostuar krejtësisht në një vendim në kundërshtim me vendimin e këshillit dhe projektuesit.

I ka zgjatur kanalin e madh dhe e ka vendosur në një zonë e cila zonë që nuk thith ujëra dhe mbytet. Me Igli Carën nuk krahasohet kërkund. Kjo është një Dako me pantallona”, tha Berisha.

Të fundit