Flash News

Ditari i Opozitës

"Është një hero i madh", Berisha intervistë në emisionin e njohur në Rai 3

"Është një hero i madh", Berisha intervistë

Kreu i PD, Sali Berisha do të jetë sonte i ftuari i emisionit të njohur italian "Il cavallo e la torre" në Rai 3. 

Në një rrëfim ekskluziv nga shtëpia e tij, Berisha ka folur për median italiane dhe betejën e tij të vendosur, ndonëse ndodhet prej 10 muajsh në 'arrest shtëpie'. 

"Çdo ditë ai shikon në ballkon, i paraprirë nga një numërim mbrapsht i ditëve të kaluara në arrest shtëpie.

Intervista ekskluzive me Sali Berishën, ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, mbrëmjen e sotme, në orën 20:40   në Rai 3", shkruhet në rrjetet sociale të emisionit "Il cavallo e la torre". 

Në spotin e publikuar, shfaqen pjesë nga tubimi qytetar, mbështetja e tij dhe pjesë nga intervista që pritet të transmetohet për audiencën italiane pas pak orësh. 

 

Të fundit