Flash News

Ditari i Opozitës

“Është një lider i thyer”, Berisha zbardh bisedën me Bashën në vitin 2017: Çfarë i kërkova

“Është një lider i thyer”, Berisha zbardh

Nga "Foltorja" e Vlorës, Berisha deklaroi se opozita ka kaluar nga njëra humbje te tjetra, si shkak i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që sipas Berishës, nuk arriti dot të sigurojë as votat e vitit 2013. 

Berisha ka zbardhur detaje nga biseda e tij me Bashën në vitin 2017, kur ai i ka sqaruar Bashës se është një lider i thyer. Ish-lideri historik thekson se Basha i ka bërë pritë bashkëpuntorëve të tij. 

Berisha: Ne si opozitë kaluam nga humbja në humbje, nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim kjo është e vërteta. Jo se ju nuk derdhët djersë, por sepse drejtimi i PD-së për fatkeqësinë e saj u mbajt nga një njeri i cili pas 8 vitesh, nuk arriti dot të marrë as të sigurojë as votat e viti 2013. Në vitin 2021 ne jemi 12% më pak në vota se në vitin 2013. Kjo është e vërteta. Berisha e ka thënë në çdo foltore ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në vitin 2017 unë i kërkova Bashës të japë dorëheqjen në çdo dalje kam theksuar se standarti i humbjes në zgjedhje është dorëheqja. unë nuk ndërmora atë që ju me të drejtë prisnit, dialogun me ju për largimin e tij. Unë i kisha thënë se ti je lider i thyer. Me aktet që ti ke kryer në zgjedhjet e 2017-ës, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, unë do bëj gjithçka , por je i thyer. Se nuk u dilet në pritë bashkëpuntorëve në errësirë dhe i gjuan se nuk të pëlqejnë ty. Po të jesh burrë u thuaj. Lideri nuk krijohet pa u krijuar në zemrat dhe mendjet tuaja. Dhe ku përfunduam? Në datën 25 Prill, vetëm 19% e zgjedhësve të PD-së kishin votuar për Bashën. Në vend të dorëheqjes, zotëria mendoi për veten e tij. Doli në konferencë dhe tha është një masakër elektorale. Dhe unë i sugjeroj këto janë u përdorën vetëm lekë u dërguan 120 milionë euro në zonat e tërmetit. Iu dhanë bashkive 63 milionë gjatë fushatës elektorale u shkel çdo rregull për një fushatë. Dhe unë i tregova gjithë eksperiencën e viti 2001 por si e përmbysëm raportin. Parlamenti nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.  Nuk u bë lider se ia humbi partisë konturet. Partia qëndron në mbrojtje të qytetarit.

Të fundit