Flash News

Ditari i Opozitës

“Është radha jonë”, Bardhi: Bashkë të krijojmë një vizioni të ri për Elbasanin

“Është radha jonë”, Bardhi: Bashkë të

Anëtarja e Grupit të Punës së Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, ka mbajtur një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit.

E shoqëruar nga të rinjtë, Bardhi tha se, së bashku duhet të krijojmë një vizion të ri për Elbasanin dhe Shqipërisë, një vizion që i jep prioritet nevojave të çdo familje.

Deklarata e Silvi Bardhit:

Të dashur qytetarë të Elbasanit,

Sot, bashkë me të rinjtë po ju drejtohem me një thirrje për reflektim dhe veprim, për të bërë një bilanc të 12 viteve qeverisje të Edi Ramës. Këto vite ishin sfidë për mbijetesë për shumicën e qytetarëve, ndaj është koha që të ulemi dhe të analizojmë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë gjatë kësaj periudhe.

Ne, si qytetarë, kemi të drejtën dhe detyrimin të kërkojmë përgjegjësi. A ka avancuar vërtet shkolla dhe shëndetësia në Elbasan? A janë përmirësuar kushtet për jetën? Çfarë ndodhi me premtimet e bëra për shëndetësinë falas, për gjoja çdo rrugë të shtruar brenda mandatit 4 vjeçar, 300 mijë vende të reja pune dhe zhvillimin ekonomik? Ja pra që këto ishin të gjitha mashtrime të Edi Ramës.

Ne, komuniteti i Elbasanit, duhet të jemi të angazhuar dhe të aktivizuar në këtë proces analize në çdo familje tonën. Është koha që të shohim se si ka ndikuar kjo qeveri në largimin e familjarëve tanë, ikjen e të rinjve, mësuesve, mjekëve duke dëmtuar cilësinë e jetës së qytetarëve elbasanas.

Një qeverisje e re nuk do të thotë vetëm ndryshim i emrave, por një angazhim për politikë dhe shërbim që vendos në qendër vetëm qytetarin.

Bëjini pyetje miqve dhe familjarëve tuaj se si ia dalin me ushqimet, ilaçet, shpenzimet ditore deri në fund të muajit?

Bëjuni pyetjen se si janë rrugët në dyert e shtëpive tradicionale elbasanase.

Se a marrin shërbim falas në Spitalin e Elbasanit siç Edi Rama premtoi në 2013?

Sa taksa paguani në faturën e ujit, energjisë dhe kjo nuk ju kthehet në shërbim bazë si uji i pijshëm në shtëpitë tuaja, tregje ku ushqimet e zonave përreth Elbasanit shiten në trotuare duke rrezikuar shëndetin dhe dënuar me gjoba tregtarët ambulantë të cilët nuk kanë një vend dinjitoz.

Bashkë mund të ndihmojmë në krijimin e një vizioni të ri për Elbasanin, një vizion që i jep prioritet nevojave bazike të çdo familjeje.

Në këtë moment të rëndësishëm, le të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të kërkuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në ndershmëri, përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt për qytetarët. Zëri ynë ka rëndësi dhe është koha të dëgjohet!

Është radha jonë.

Të fundit