Flash News

Ditari i Opozitës

“Është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për të”, Berisha: Rama po përdor vrasjen e Martin Canit për të mbyllur TikTok-un!

“Është shndërruar në një mjet shkatërrimtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës.

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve.

Ai shtoi se Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq! Ilir Meshi të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë.
Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore. Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve. Ja ku zotohemi se të gjithë ne do të jemi, Ilir Mesh, Taulant Omit, Fatri Limanit, Xhiglent Grif, do të jemi të vendosur të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë bastard që është i aftë të kryejë akte që tejkalojnë çdo lloj imagjinate, çdo lloj norme.


Edi Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ky kriminel bir krimineli, nuk ka paqe në shpirtin e tij. Ka kryer krime të shëmtuara dhe e di që e pret ferri i krimeve të veta. Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij.

 

Të fundit