Flash News

Ditari i Opozitës

"Është vija e kuqe", Çollaku: Burgosja e Ervin Salianjit zgjoi nervin e opozitës

"Është vija e kuqe", Çollaku: Burgosja e Ervin

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku deklaron se burgosja e Ervin Salianjit zgjoi nervin e opozitës.

I ftuar në A2 CNN, ai shpjegoi të gjitha arsyet që sipas tij duhet t’i shtyjnë shqiptarët të dalin e të protestojnë më 7 tetor.

Ligjvënësi demokrat nënvizoi se dënimi i Salianjit për të tregon persekutimin që pushteti i kryeministrit Edi Rama po i bën opozitës.

Qe një rast shumë flagrant që nuk la asnjë lloj hapësire për asnjë lloj interpretimi, qoftë politik, qoftë legalist, domethënë të ligjit. Ervin Salianji është në burg sepse denoncoi vëllain e një ministri. Kjo është fare e qartë. Është e gjitha qartësisht politike dhe ishte kambanë alarmi sepse ju prek nervi opozitës. Arrestimi i një djali të ri si Ervin Salianji, pas asnjë akuzë, të natyrës së korrupsionit, aferave. Por akuza dhe burgosja e Salianjit është forma më e qartë që projekton persekutimin që kjo qeveri, pushteti i Edi Ramës po i bën opozitës. Ndaj mendoj se është vija e kuqe e fundit që duhet reaguar”, tha Çollaku.

Teksa u pyet se cili do të jetë skenari i protestës së të hënës, thirrur nga PD pas burgosjes së Salianjit, Çollaku e pranoi se nuk do të ketë fjalime, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

“Unë në 7 tetor do dal si deputet i PD duke i bërë thirrje, miqve, të afërmeve, mbështetësve, strukturave që të dalim në shesh dhe të protestojmë. Nuk kanë rendësi fjalimet. Unë nuk jam në shtabin e ngushtë të skenarit të organizmit të protestës, sigurisht që jam deputet dhe përfaqësoj dhe patjetër do ti prij dhe mbështes ata njerëz. Por prania e njerëzve nesër në shesh është mesazhi i parë kryesor që pushteti percpeton. Niveli i lartë autokratik i kësaj qeverie shkon në përplasje me vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Çollaku. 

Por, ai u ndal të bënte një ftesë për shqiptarët që pavarësisht ndasive politike dhe krisjeve të brendshme në PD, duhet tí bashkohen protestës për t’i treguar kryeministrit Rama se ai është pakica në këtë vend.

 

Të fundit