Flash News

Ditari i Opozitës

“Është zhdukur se ka frikë”, Berisha për Bashën: Asnjë votë më 6 mars, ai është i inkriminuar

“Është zhdukur se ka frikë”, Berisha për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Lushnja kryedemokratin Lulzim Basha, duke i rikujtuar dosjen “Toyota Auris” për të cilën belgët e morën në pyetje pak ditë më parë.

Sipas Berishës, çdo votë e dhënë për kandidatin e Bashës, është një votë e humbur. Ish-kryeministri u shpreh se krydemokrati është zhdukur për shkak se i frikësohet demokratëve.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kandidatin e Bashës, port ë hedhin votën te kandati i “Shtëpisë së Lirisë”.

“Lulizm Brava është peng kryekëput i Ramës. Kanë dalë dokumenta shumë të rëndësishme. Çështja e Toyota Yaris është çështje konkrete. Dosjen ja mbylli Rama dhe nuk pësoji asnjë gjë, por nga prokuroria e Mbretërisë së Belgjikës do i shkohet deri në fund asaj dosje, ai është i inkriminuar dhe do të ketë probleme me të. Tani është zhdukur dhe nuk del sepse ka frikë se e gjuajnë me vezë, domate sepse i hodhi gaz demorkatëve. Asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës, pasi çdo votë për të është votë e humbur për PD-në. Mos ngatërroni logon, logoja e PD është rrëmbyer me ndihmën e Ramës. Logoja e vërtetët e PD-së dhe opozitës shqiptare është logoja e Shtëpisë së Lirisë. Në 6 mars votoni numrin 3 logon e Shtëpisë së Lirisë”, tha Berisha.

Të fundit