Flash News

Ditari i Opozitës

“Shtëpia e Lirisë” dorëzoi kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje, PD: Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër

“Shtëpia e Lirisë” dorëzoi kërkesën

Pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për regjistrim të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit, ka reaguar Partia Demokratike.

Kjo e fundit ka vijuar me akuzat ndaj ish-liderit Sali Berisha, për të cilin thonë se zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama.

Sipas selisë blu, ky koalicion simbolizon korrupsionin, politikën e vjetër, lajmet e rreme dhe disinformimin.

PD ka ngritur akuza se bashkëshortja prokurore e kandidatit të Berishës në Dibër, Premtim Kryemadhit ka mbrojtur “bandën” e Edi Ramës.

“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen "184" të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje”, thuhet në reagim.

Të fundit