Flash News

Ditari i Opozitës

‘Shtëpia e lirisë’, Kryemadhi: Meta nuk ka negociuar me Berishën në emër të LSI

‘Shtëpia e lirisë’, Kryemadhi: Meta nuk ka negociuar me

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka mohuar që presidenti Ilir Meta të jetë takuar me ish-kryeministrin Berisha lidhur me marrëveshjen e koalicionit ‘Shtëpia e lirisë’ për zgjedhjet e 6 Marsit.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi ka sulmuar gjithashtu Lulzim Bashën, ndërsa tha se ai vetë nuk ka dashur të bëhej Kryeministër duke sabotuar aksionet e opozitës.

Pjesë nga bisedë në studio

Kryemadhi: Në dijeninë time zoti Meta nuk e  ka takuar në emër të LSI zotin Berisha, edhe unë nga mediat e kam marr vesh. Zotin Berisha e ka takuar në Pallat të Brigadave në mes të ditës, ashtu sikurse dhe zotin Balla e ka takuar në presidencë, në mes të ditës dhe e kanë bërë vetë të qartë  takimin e tyre.

Fevziu: Takimi çoi në koalicion?

Kryemadhi: Nuk është e vërtetë, kishte kohë që diskutohej mes Indrit Brahimllarit, Petrit Vasilit, Belind Këlliçit dhe Nokës.

Fevziu: Duhej vula e Metës?

Kryemadhi: Jo, sepse Meta është president.

Fevziu: Duhej vulë besimi them unë…

Kryemadhi: Është krijuar ideja që politikanët duhet të firmosin për të përfituar diçka dhe shembulli më i mirë ishte zoti Basha që firmoste për të humbur të gjitha kauzat e opozitës dhe për të përfituar diçka.

Ne donim ta bënim zotin Basha Kryeministër dhe Basha nuk donte të bëhej Kryeministër.

Fevziu: Është e vërtetë?

Kryemadhi: Po të shohësh axhendën…

Fevziu: Ka negociuar Meta me Berishën, ka dhënë garanci?

Kryemadhi: Absolutisht, nuk ka dhënë garanci Meta në emër të LSI, megjithatë ka qenë më shumë në emisionin tuaj zoti Meta se politikanët e LSI. Shoqëria shqiptare është mësuar me politikanë që tjetër gjë predikojnë paradite dhe tjetër gjë nënshkruajnë në darkë. 

Të fundit