Flash News

Ditari i Opozitës

“Shtëpia e Lirisë përbën opozitën shqiptare”, Berisha: Lulzim Brava është peng që s’e ka në dorë veten, po keqpërdoret

“Shtëpia e Lirisë përbën opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediet, se 6 marsi vërtetoi se “Shtëpia e Lirisë” përbën opozitën e vërtetë shqiptare.

Berisha u shpreh se më 6 mars shqiptarët iu përgjigjën kryeministrit Rama duke i treguar se loja me ‘fasadë-opozitën’ apo ‘peng-opozitën’, nuk mund të pranohet. Ai ftoi të gjithë demokratët të bashkohen si një opozitë e vërtetë.

“Unë mendoj se zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritën e diellit para shqiptarëve se “Shtëpia e Lirisë” të cilën aleancë që PD ka rol kryesor përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars 70% e popullit opozitar votoi për “Shtëpinë e Lirisë”, pra për PD. Ky ishte një nga produktet do të thoja unë më të rëndësishme, rezultatet më të rëndësishme të 6 marsit me të cilën në këtë ditë shqiptarët i dhanë përgjigje t merituar Edi Ramës. I treguan atij se luajnë me fasadë opozitë me peng opozitë nuk e pranojnë, por e hodhën në kosh të plehrave. Unë gjej rastin të ftoj çdo demokrat dhe demokrate të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Berisha.

I pyetur se çfarë masash do të marrë për ta larguar Lulzim Bashën nga karrigia e kryetarit, Berisha tha se është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij, por po keqpërdoret.

“Gara është e hapur. PD është një proces të reformimit të saj të plotë dhe total. Rikthimit në të gjitha nivelet e vendimmarrjes së saj të votës së lirë. Në këtë kontekst cilido që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces, është i mirëpritur. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, mund të them që është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij, por keqpërdoret dhe keqshfrytëzohet deri në fund, sa mos të mbetet asgjë nga ai”, tha Berisha.

Të fundit