Flash News

Ditari i Opozitës

Shtesa natyrore negative, Meta: Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë

Shtesa natyrore negative, Meta: Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak

Shifrat e INSTAT treguan se për tremujorin e dytë të vitit 2022, shtesa natyrore ishte negative, ku kishim shumë pak lindje.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook shkruan se shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Meta shton se bonuset e lindjes për familjet e reja janë të ulëta, ndërsa korrupsioni, papunësia, pagat e ulëta dhe çmimet e bëjnë jetesën të papërballueshme.

Meta thekson se Partia e Lirisë është e përkushtuar të çrrënjosë shpopullimin me një program të veçantë në mbështetje të familjeve të reja.

Postimi i plotë i Metës:

Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë.

Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.

Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!

Të fundit