Flash News

Ditari i Opozitës

Shteti fik sinjalin e News24, Berisha: Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë

Shteti fik sinjalin e News24, Berisha: Ramaduro kreu një akt prej xhelati

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News 24 dhe rrethimit të godinës nga policia.

Berisha shprehet se Edi Rama kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë dhe në emër të PD, kërkon lirimin e sinjalit të këtij televizioni.

REAGIMI:

Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News 24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur shqiptar.

Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrjeje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.

Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Channel dhe konfiskimit të Ora News ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm sepse ai narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot.

Partia Demokratike, duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24, denoncon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të sinjalit të News 24.

Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin e Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës.

Të fundit