Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Shteti i Irenës me 5 mbiemra”, Berisha: KLGJ dhe Prokuroria mbyllin sytë për dënimin e Gjokës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një tjetër akuzë të fortë ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për dënimin e tij.
Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashte SPAK, Berisha u shpreh se Gjoka është “në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të miratuara me tre të pestat e Kuvendit”, duke e quajtur atë “Irena me 5 mbiemra” dhe “delinkuente që fshihet pas mbrojtjes së sistemit”.
“Ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra, i Troplinit dhe Troplinëve të tjerë. Kjo delinkuente qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën e vendit dhe ligjet e miratuara me tre të pestat, që i diktojnë asaj largimin e menjëhershëm”, deklaroi Berisha.
Sipas kryedemokratit, Gjoka nuk duhej të ushtronte më funksionin e gjyqtares, pasi – sipas tij – ka një vendim penal të formës së prerë dhe nuk e ka deklaruar atë në kundërshtim me ligjin për dekriminalizimin. Berisha tha se Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për konstatimin e mbarimit të mandatit të saj.
“Kushtetuta dhe ligji 96 i vitit 2016 përcaktojnë qartë se një person i dënuar me vendim penal të formës së prerë nuk mund të ketë statusin e magjistratit. Po ky ligj e detyron çdo gjyqtar të njoftojë menjëherë KLGJ-në për çdo kusht që çon në përfundimin e mandatit, gjë që Gjoka nuk e ka bërë,” theksoi ai.
Berisha akuzoi gjithashtu disa figura të drejtësisë për mbrojtjen e gjyqtares.
“Ajo mbrohet në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore nga bashkëpunëtorë krimi, përfshirë Altin Troplinin, prokurorin e përgjithshëm dhe KLGJ-në. Altin Troplini bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit,” tha Berisha.
Në fund të deklaratës, ai theksoi se dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e Gjokës janë depozituar në institucionet shqiptare që në shkurt të vitit 2024, por nuk është marrë asnjë masë nga organet përkatëse.
DEKLARATA E PLOTE
Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot unë kam këtë deklaratë para jush, me të cilën faktohet se narkoshteti është shteti i Irenës me 5 mbiemra, i Troplinit dhe Troplinëve të tjerë.
Ndaj dhe ju lutem, sipas dëshirës, të ndiqni këtë deklaratë sot.
Pra, ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Për sa më sipër deklaroj se:
Ne kemi bërë kërkesë pranë KLGJ-së për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës pasi kur ka marrë mandatin nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë.
Konkretisht, Kushtetuta në nenin 6/1, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.
Ndalohet, thotë neni, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozita të tjera.
Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin publik të funksionarit publik, sipas kushteve të miratuara me ligj, të miratuara me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Ky pra është përcaktimi i Kushtetutës, ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96 i vitit 2016, parashikon në nenin 28/D për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetase që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, në rastin konkret pra, Irena Gjoka.
Po ky ligj parashikon në nenin 66/3, detyrimin e çdo magjistrati për të njoftuar KLGJ-në menjëherë për ekzistencën e një kushti që çon në mandatin e mandatit.
Po ky ligj parashikon se gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ishte gjykatëse Irena Gjoka, do vazhodnin të qëndronin në pozicionin e tyre me përjashtim të rastit kur kishte shkaqe përmbarimin e statusit të magjistratit.
A e kuptoni pra miqtë e mi se kjo delinkuente që fshihet nga Altin Troplini, nga prokurori i përgjithshëm, nga kryeinspektori i përgjithshëm që thotë se nuk na kanë njoftuar, por duket se punonjësit e tij ia kanë fshehur dokumentet, pra kjo qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar ligjet me tre të pestat, që i diktojnë asaj largimin e menjëhershëm.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë- Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë- shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.
Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale.
Sipas ligjit 95 të vitit 2016, ligj për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura, duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë vendit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore.
Dhe Irena me 5 mbiemra përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.
Refuzimi për të deklaruar përbën shkak për shkarkimin e saj të menjëhershëm.
Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate të paktën që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.
Faktet u bënë publike si fillim nga gazetat greke dhe më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjella dhe dorëzuara në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024.
Por kur faktet u bënë publike, kur dokumentet u dorëzuan në institucionet zyrtare shqiptare, këto të fundit kishin detyrimin të vendosnin vetë për konstatimin e mbarimit të mandatit për Irena Gjokën që në momentin kur ligji ia ndalon asaj të ishte gjykatëse dhe ndjekjen e saj penale.
Por ajo mbrohet nga Altin Troplini kundrejt një ryshfeti të majmë apo një urdhri antiligjor.
Sidoqoftë Altin Troplini bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38