Flash News

Ditari i Opozitës

“Shteti i vjedhjes”, Kryemadhi: Kolegët që ka në burg kërcënojnë sot Ramën për aferën e inceneratorëve

“Shteti i vjedhjes”, Kryemadhi: Kolegët që ka në

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend këtë të enjte u ndal dhe te afera e inceneratorëve.

Kryemadhi tha se në Fier çmimi i depozitimit të mbetjeve u dyfishua, ndërsa shtoi se Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit janë pronë e shtetit.

Po ashtu ajo është shprehur se kolegët që janë në burg be kërcënojnë Ramën që të vazhdojë me aferën ndryshe ata do flasin.

Kolegët që janë në burg kërcënojnë sot Edi Ramën, dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim. Këtu nuk ekziston shteti i së drejtës dhe as shteti ligjor.

Këtu ekziston shteti i vjedhjes. S’ka më nevojë të bëjë firmat si me Tiranë, por i sjell në parlament, kukullat i ka në parlament dhe vidhen në mënyrë ligjore një për një qytetarët”, tha ajo.

Të fundit