Flash News

Ditari i Opozitës

Shteti nuk paguan faturat e energjisë, Vasili: Qeveria e hajdutëve burgos qytetarët për 50 mijë lekë të vjetra

Shteti nuk paguan faturat e energjisë, Vasili: Qeveria e hajdutëve

Që nga vitin 2013 kur detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së kulmuan, borxhi në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Kjo ka rritur gjendjen debitore të institucioneve shtetërore.

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një postim në Facebook shkruan se është ‘kafshëria e qeverisë’ ajo që nuk paguan faturat e energjisë elektrike. Vasili thotë se po kjo qeveri ka futur në burg qytetarë të cilët nuk kanë paguar 50 mijë lekë të vjetra energji, ku mes tyre disa kanë humbur jetën në qelitë e burgut.

Vasili shton se me 183 milionë euro energji të papaguar, qeveria është për në burg.

“Kafshëria e qeverisë, që s'paguan qindra milion euro energji elektrike!!

Kafshëria e Edi Ramës qytetarët i ka futur në burg se nuk kishin paguar 50 mijë lekë të vjetra energji elektrike, bile disa qytetarë të arrestuar për energjinë elektrike kanë humbur dhe jetën në burg.

Kafshëria e kësaj Qeverie hajdutësh nuk paguan vete qindra milion euro energji elektrike.

Kjo qeveri me Edi Ramën në ballë të gropës septike qelbet vetëm hajdutllëk dhe korrupsion.

Me 183 milion euro energji elektrike të papaguar kjo qeveri hajdutësh është absolutisht për burg.

SPAK këta të qeverisë janë për burg dhe këtë e di tashmë i madh e i vogël, por lëvizni shpejt se do t'ju marrin me vete!!”, shkruan Vasili në Facebook.

Të fundit