Flash News

Ditari i Opozitës

"Shteti po përdoret për fushatë", paralajmëron Korreshi: Faktet së shpejti publike!

"Shteti po përdoret për fushatë", paralajmëron

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi akuzon qeverinë Rama se po përdor asetet shtetërore për fushatë elektroale.

Duke folur në Syri tv, deputeti paralajmëron se së shpejti këtë akuzë do ta shoqërojë edhe me fakte publike.

"As Kadri Hazbiu s’ka bërë siç ka bërë ky vetullhequri….duhet të ishin të gjithë në burg këta policët, dhe ata që i sollën aty. S’ka plan masash për të mbajt 7 deputetët, me skafandra. Spiropali i ka vënë drynin, përdhosjen e 650 mijë votave shqiptare, duhet të ndihen të kërcënuar.

Këta janë duke kthyer njerëzit  që po ha kasate propagande dhe frikë me vendin e punës. Asetet shtetërore përdoren për fushatën, së shpejti do i keni publike. Po kalojnë te mësuesit, terror, punonjësit e administratës duhet të përfshihen në organizatën socialiste.

Kanë ardhur të gjithë këta të Ballukut dhe bëjnë terror. Do bëjnë çdo gjë për ta kthyer Shqipërinë si më parë, në diktaturë", tha Korreshi. 

Të fundit