Flash News

Ditari i Opozitës

"Shteti t’ju dëmshpërblejë!" Kryemadhi me kontrata në dorë, takon banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti

"Shteti t’ju dëmshpërblejë!" Kryemadhi me
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në takimin me dbanorët në Kombinat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Kombinatit të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Ajo iu ka paraqitur banorëve disa kontrata, të cilat sipas saj, janë një model për banorët se sesi duhet të jenë kontratat e tyre me Bashkinë e Tiranës para se t’ju prishen shtëpitë dhe bizneset nga procesi i rindërtimit.

“Nesër secili nga ju, çfarëdo të ndodhi se këta do ikin, që prona juaj të mos prishet. Dhe ju të keni një kontratë me shtetin. Detyrimet tuaja ti ketë shteti. Ne ju sjellim një kopje kontrate ta keni, se janë rreth 193 njësi banimi dhe dyqane vetëm këtu. Pra 193 familje që preken.

Ne ju kemi sjell një kopje kontrate. Shikojeni, diskutojeni. Do jemi në kontakt me ju. Ne duam që ai të mos guxojë tju shkatërrojë pronën pa një kontratë të nënshkruar. Se është një marrëdhënie e drejtpërdrejt”, tha Kryemadhi gjatë bisedës së saj me një nga banorët.

"Shteti t’ju dëmshpërblejë!" Kryemadhi me

"Shteti t’ju dëmshpërblejë!" Kryemadhi me

"Shteti t’ju dëmshpërblejë!" Kryemadhi me

Të fundit