Flash News

Ditari i Opozitës

Shtohen zërat kundër Bashës, një tjetër deputete i kërkon dorëheqjen: PD shpëton duke u bashkuar

Shtohen zërat kundër Bashës, një tjetër deputete i

Një tjetër deputete e PD i ka kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Deputetja e Krujës Merita Bakiu, përmes një statusi në rrjetet sociale i kërkon Bashës të largohet dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në PD.

Ndodhemi ne nje situate te veshtire, ndofta me keq se vitin 1997 , per arsye se pervec humbjes se tmerrshme kemi dhe nje PD te percare.

Ne kete moment po nuk morem pergjegjesite do te jemi dhe deshmitare te shkatarrimit perfundimtar. Nuk mund te fshihemi me pas sigles , anetaresia dhe per me teper votat popullore na treguan realitetin.

Pergjesjesia fillon se pari tek ju kryetar e me poshte. PD shpeton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me doreheqjen tuaj dhe cuarjen ne zgjedhje te reja brenda PD ku bejne pjese edhe anetaret, miqte e bashkepuntoret qe sot i jane bashkuar foltores.

Nuk behet fjale per te gjetur fajtore, por per te marre pergjegjesi e per te bere zgjidhje.
Ja kemi borxh demokrateve bashkimin”, shkruan Bakiu.

 

Të fundit