Flash News

Ditari i Opozitës

“Shtrëngoi duart me një të korruptuar”, Lela: Blinken erdhi për sigurinë në Ballkan, apo për projektet e Sorosit?

“Shtrëngoi duart me një të korruptuar”, Lela: Blinken

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken sot në Tiranë.

Duke folur nga tubimi qytetar poshtë banesës së Sali Berishës, Lela tha se sot Blinken shtrëngoi me personazhe të dosjes McGonigal, e ardhur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Sipas Lelës, kjo ishte një vizitë e çuditshme sepse ndodhi një ditë para se një gjykatës i SHBA në Uashington DC ta shpallë McGonigal tashmë fjator, pasi e ka pranuar fajësinë. 

Fjala e plotë:

Respekt për rezistencën dhe që ja keni dalë prej 1 muaji e gjysëm se shqiptarët e lirë nuk dorëzohen dhe nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Çfarë po ndodh me vendin tonë?

Pak më poshtë në selinë e qeverisë po takohen disa të korruptuar, disa janë shqiptarë e disa janë amerikanë, por siç e kërkon edhe tradita e të korruptuarve e do dhe e kërkon, nuk ka ngjyrë e shtetësi korrupsioni, i përket kryesisht maskarenjve.

Pse janë të korruptuar?

Sonte shtrëngojnë duart disa personazhe që ju e keni parë në dosjen McGonigal. Këtë dosje nuk e ka shpikur opozita shqiptare, por ka ardhur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Është aty Charls McGonigal, Edi Rama, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, Agron Neza dhe me radhë. Janë aty me të gjitha detajet e poshtërsive dhe më i poshtri ndër ta, jo se prek opozitën dhe PD, është përpjekja për të korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të zyrës së Nju Jork për të goditur opozitën e një vendi, Partinë Demokratike.

Çfarë i bën amerikanët që shtrëngojnë duart me këtë personazhe sot, gjatë gjithë ditës të korruptuar.

Pikërisht ky fakt.

A nuk e di Blinken, Kim se këto personazhe. Ata e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë dhe kjo e bën atë ç’ka po bëjnë  një akt të pastër korrupsioni.

Është një vizitë ngado që ta shohësh. Është një vizitë e çuditshme sepse ndodh një ditë para se një gjykatës i SHBA në Uashington DC ta shpallë atë tashmë fjator. Ai e ka pranuar fajësinë dhe nesër vetëm do të marrë një pjesë të dënimit të merituar, një tjetër e ka marrë në Nju Jork.

Është i dënuar dyfish.

Një ditë para se gjykata e Uashington të shpallë dënimin, Antony Blinken vjen e shtrëngon duart me korruptuesit, personazhet e dosjes dhe të poshtërsisë.

A po vjen Antony Blinken ashtu siç thotë për sigurinë në Ballkan, a po vjen ndoshta për projektet e Sorosit.

Cilët janë projektet e Soros. Ta pranojmë të dashur miq, Edi Rama është projekti më i madh i Sorosit në Tiranë. Me nismat e tij të vazhdueshme antishqiptare ka qenë vazhdimisht i ndihmuar, asistuar, lobuar nga Xhorxh Soros dhe i biri Aleks Soros.

A po vjen për projektin e dytë tjetër të Sorosit, reformën në drejtësi. Ju e mbani mend kush e prezantoi paketën e reformës në drejtësi. Fondacioni Soros në Tiranë.

A po vjen për të gjithë nënpunësit po të fondacionit Soros, me gjithë respektin e pafund për popullin afgan në luftë dhe përpjekje për liri, por afganët që erdhën në Tiranë një pjesë e tyre ishin nëpunës të fondacionit Soros në Afganistan.

Unë vetëm pyetje i kam, a vjen për këto projekte të Soros, për sigurinë dhe nëse nuk vjen as për njërën as për tjetrën, ku e merr guximin që vjen një ditë para se gjykatat e vendit të tij, departamenti i drejtësisë të dënojë prej 2 vitesh ish-kryeagjentin e FBI-së së zyrës së Nju Jorkut, Charls McGonigal, bashkëpunëtor i Edi Ramës.

Këto nuk janë dilema, por fakte të dashur miq.

 

Të fundit