Flash News

Ditari i Opozitës

Shtrenjtimi i naftës, Balliu-Ramës: Shqiptarët janë në luftë për mbijetesë për shkak të vjedhjeve të tua

Shtrenjtimi i naftës, Balliu-Ramës: Shqiptarët janë në

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, i cili rritjen rekord të çmimit të naftës e justifikon me luftën ruse në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se Rama në fakt është në luftë me shqiptarët, teksa rendit të gjitha shpenzimet, tenderat dhe favoret që qeveria Rama ka bërë në kurriz të qytetarëve.

Dje Bordi i Transparencës përcaktoi çmimin 258 lekë/ litër një çmim rekord për Shqipërinë ndër vite, por edhe më i larti në raport me vendet e tjera të rajonit.

Postimi i plotë:

Kyeoligarku i Shqipërisë thotë se nafta është rritur se jemi në luftë!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur tenderat i ke dhënë tek një grusht individësh e që janë miqtë e tu?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur një kilometër rrugë e bën 30 milion euro?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur burrit të Ministres i fale bregdetin?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur detin e Shqipërisë ja shet Greqisë?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur paguan 70 mijë euro në ditë për inceneratorët, të cilët nuk ekzistojnë?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur tenderon 12 milion euro kolltuqe për ministritë?

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur dëmton me 8 miliard euro buxhetin e shtetit gjatë 8 viteve të qeverisjes tënde sipas KLSH?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur shpenzon miliona euro për udhëtimet e tua me charter?!

Me kë je në luftë ti kryeoligark kur jep miliona euro PPP miqve të tu?!

E vërteta është se shqiptarët janë në luftë për mbijetesë për shkak të vjedhjeve të tua.

Ti vjedh taksat dhe pastaj i rrit ato për të mbushur gropat që hap me vjedhjet e tua.

E VËRTETA ËSHTË SE TI JE NË LUFTË DHE AJO LUFTË ËSHTË ME SHQIPTARËT, POR ATË LUFTË TI DO TA HUMBASËS.

Përsa i përket luftës që i referohesh, atje ku është lufta nafta shitet me çmim më të ulët se në Shqipëri.

Të fundit