Flash News

Ditari i Opozitës

Shtrenjtimi i naftës, Këlliçi: Rama premtime bosh, tallje mizore me qytetarët

Shtrenjtimi i naftës, Këlliçi: Rama premtime bosh, tallje

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve, duke akuzuar Edi Ramënm për mungesë masash konkrete dhe tallje me qytetarët.

Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi shprehet se rritja e çmimit të naftës në 218 lekë është e papërballueshme për qytetarët, ndërsa kritikoi deklaratat e Ramës, të cilat i cilësoi si të papërgjegjshme dhe të shkëputura nga realiteti.

Sipas tij, justifikimet e Ramës për rritjen e çmimeve, duke i lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, nuk adresojnë problemin real dhe nuk ofrojnë zgjidhje për qytetarët që përballen çdo ditë me kosto në rritje të jetesës.

Këlliçi theksoi se, ndryshe nga vendet e rajonit që kanë ndërhyrë me politika fiskale dhe paketa mbështetëse, në Shqipëri mungojnë masat konkrete për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve.

Sipas tij, shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë për karburant dhe produkte bazë krahasuar me vendet fqinje, ndërkohë që kanë të ardhura më të ulëta.

Të fundit