Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet gjyqi për dosjen "Partizani"

Shtyhet gjyqi për dosjen "Partizani"

Është shtyrë gjyqi për dosjen "Partizani". Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani.

Në seancën e sotme Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, çka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale.

“E prisnim qëndrimin e prokurorit, pasi ka një dosje sa një mal pa asnjë fakt penal”, tha Gjokutaj.

Jamarbër Malltezi këmbëngul se hetimet janë të motivuara politikisht dhe bazuar në dëshmitar të rremë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK se refuzon të hetojë aferat e qeverisë. Edhe vetë kreu i PD-së Sali Berisha i ka cilësuar akuzat si të orientuara politikisht.

Të fundit