Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet seanca me Vilma Nushin, Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime për Manastirliun, Ramën dhe Beqajn

Shtyhet seanca me Vilma Nushin, Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime

Është shtyrë seanca gjyqësore mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit. Seanca e radhës do të mbahet më 24 prill, në orën 09:00.

Vokshi tha për mediat se ka përgatitur kallëzime ndaj Vilma Nushit, Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Ilir Beqajt. Demokratja theksoi se më 11 maj do të marrin fund abuzimet me koncesionet.

Vokshi: U la seanca e radhës për në datë 24, në orën 09:00. Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate. Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin. Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë.

Të fundit