Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Ka për qëllim djegien e mandatit të deputetit

Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Ka për qëllim djegien

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi sërish të shtyjë seancën ku kërkohej revokimi i masës së sigurisë për kryedemokratin, Sali Berisha.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha se qëllimi është të digjet mandati i liderit të opozitës.

Seanca e radhës është lënë për datën 8 mars, ora 9:00.

“Ne sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar me objekt revokimin e masës së arrestit në shtëpi për zotin Berisha. Dijenia e tij marrë dje ose pardje është shoqëruar me prokurë që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Gjykata nuk e pranoi këtë arsyetim. Ne e prisnim sepse ne kemi kohë që merremi me këtë gjyq që zhvillohet jashtëgjyqësisht. Sepse gjyqi nuk po zhvillohet në atë sallë gjyqi.

Gjykata në atë qëllimin e saj për t’i djegur mandatin liderit të opozitës, e shtyu sërish seancën pa asnjë shkak ligjor, duke pasur të dokumentuar edhe dijeninë e zotit Berisha, por njëkohësisht edhe vullnetin e tij për t’u përfaqësuar në mungesë, siç ka ndodhur në të gjitha seancat,” tha Gjokutaj.

Të fundit