Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet seanca për Metën, avokati: Gjykatat të kapura! Çështjen do e çojmë në Strasburg

Shtyhet seanca për Metën, avokati: Gjykatat të kapura!

Eshtë shtyrë seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta mbi zëvendësimin e masës së sigurisë.

Avokati Kujtim Cakrani ka bërë me dije se seanca është shtyrë për shkak se nuk u ndoqën procedurat dhe nuk ishin njoftuar për emrin e gjyqtares.

Përfaqësuesi ligjor u shpreh ndër të tjera se “gjykatat shqiptare janë të kapura”, dhe se çështjen do ta dërgojë në Strasburg.

Cakrani: Nuk ishim njohur kush ishte gjyqtari i seancës, kërkova që të shtyhej seanca që t’i komunikoja presidentit të PL Ilir Meta emrin e gjyqtares Saida Dollani, pasi janë në konflikt interesi.Ne nuk presim nga gjykatat shqiptare, janë të kapura. Do e çojmë në Strasburg, kjo është arsyeja pse Ilir Meta nuk paraqitet në Gjykatë.

Data e seancës së radhës është parashikuar data 23 tetor, datë që koicidon me seancën paraprake në datën 23 në orën 12:00.

Të fundit