Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet sërish seanca gjyqsore ndaj Fredi Belerit

Shtyhet sërish seanca gjyqsore ndaj Fredi Belerit

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mësohet se seanca e radhës është planifikuar që të mbahet më datë 25 janar.

Shkak për shtyrjen u bë angazhimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues në procese të tjera këtë të mërkurë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Fredi Beleri qëndron prej më shumë se 8 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar. 

Të fundit