All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Shtyrja e fashës 800 kliovat, Berisha: Rama tallet në mënyrën më cinike me qytetarët

All - Paragraf - 1

Shtyrja e fashës 800 kliovat, Berisha: Rama tallet në

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar vendimin për shtyrjen e fashës 800 kliovat për energjinë elektrike.

All - Paragraf - 3

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha e cilësoi vendimin si tallje e qeverisë me qytetarët.

“Koha është jashtëzakonisht e veçantë, e rëndë. Shikoni, në historinë e këtij vendi, Shqipëria ka pasur diktaturë gjakësore, ka pasur diktatorë që paraqiteshin liberalë, por pushkatonin në kufi.

Por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarët e vendit siç është Edi Rama.

Dje u thotë u hoqa fashon, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër.

Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama.

Problemi është ku jemi ne? Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë më shumë për fitoren tonë se të këqijat që i ka bërë këtij populli”, u shpreh Berisha.

Të fundit