Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e seancës për Berishën, Gjokutaj: U bë që të rivendosin kontakt me Ramën

Shtyrja e seancës për Berishën, Gjokutaj: U bë që

Genc Gjokutaj, avokati i Berishës, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës në Apelin e GJKKO.

Gjokutaj tha për mediat se mungesa e prokurorëve është një justifikim dhe caktuan një datë tjetër që të rivendosin kontakt me kryeministrin Rama.

“Prokurorët kishin dorëzuar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale, ata nuk mund të ishin prezent. Sigurisht ky është një sebep, një justifikim, ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre duhet të ishte prezent.

Nuk e kuptoj termin arsye profesionale, sepse profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim.

Nuk i di arsyet e tjera, por sigurisht me angazhimin e zotit Rama në punët e tjera, kontakti është shkëputur dhe caktuan një datë tjetër derisa të rivendoset SPAK në kontakt me zotin Rama,” tha Gjokutaj.

 

Të fundit