Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e seancës për dosjen CEZ-DIA, reagon kreu i PL: Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

Shtyrja e seancës për dosjen CEZ-DIA, reagon kreu i PL: Më

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA.

Në një mesazh në facebook, Meta shkruan se nuk ka shtyrje, por seanca sapo ka filluar.

Meta shkruan se më në fund Prokuroria kuptoi dallimin mes METE-s dhe Metës, ku e para është ish-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje.

 “Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.

U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës.

Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro.

Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë.

Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojra për shtyrje seancash.

Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË", shkruan Meta. 

Të fundit