Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e vitit shkollor, reagon Pampuri: "Ministria e Ç`arsimit ka dështuar me mësimin online"

Shtyrja e vitit shkollor, reagon Pampuri: "Ministria e Ç`arsimit ka

Më herët sot, ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se shkolla do të nisë me 27 shtator, ndërsa mësimi plotësues do të nisë që me 1 shtator dhe nxënësit janë të lirë ta zgjedhin nëse duan ta frekuentojnë mësimin ose jo nga peridha 1-27 shtator.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar dhe deputetja e zgjedhur e PD-së, Orjola Pampuri e cila e konsideron të dështuar procesin e mësimit online në vendin tonë.

"Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë,"- shkruan Pampuri.

Postimi i plotë:

Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç'arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.

Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç'organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.

Të fundit