Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyu Alibeajn nga foltorja dhe kërkoi fjalën, Berisha sqaron “incidentin” (video)

Shtyu Alibeajn nga foltorja dhe kërkoi fjalën, Berisha sqaron

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të replikojë pas fjalës së Edi Ramës në Kuvend, teksa në foltore ishte pozicionuar kreu i grupit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Berisha ka shkuar drejt foltores, duke shtyrë Alibeajn, ndërsa kërkoi fjalën. Ndërkohë që ky i fundit pas disa sekondash është larguar për t’u ulur në vendin tij.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka terhequr vëmëndjen Berishën, duke e paralajmëruar për masë disiplinore.

Më pas Berisha është larguar nga salla dhe ka dhënë një prononcim për gazetarët, ku ka sqaruar incidentin. Ai tha se ishte një keqkuptim.

“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë s’ka skandal më të madh”, tha Berisha.

 

Të fundit