Flash News

Ditari i Opozitës

Si do e nxirrni Bashën nga zyra, Berisha batuta me gazetarët: Me pekule. Edhe vetë ai e di që do iki nesër

Si do e nxirrni Bashën nga zyra, Berisha batuta me gazetarët: Me

Një ditë para protestës kombëtare, ish-lideri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat nga mjediset e jashtme të selisë blu. Ai ka theksuar se protesta do të jetë paqësore, ndërsa ka shtuar vendosmërinë për të hyrë dhe marrë selinë blu.

I pyetur nga gazetarët se kur do të përfundojë protesta që është parashikuar të nisë në orën 12.00, Berisha tha: Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe ky revolucion paqësor nuk ndalet.

Ai bëri batuta me gazetarët, teksa i drejtuar pyetjen se a konsideron dështim, nëse nesër kryedemokrati Lulzim Basha nuk largohet nga zyra. Duke e konsideruar bunker selinë blu, Berisha tha se ndaj tij do përdoren mjete paqësore dhe se Basha do të nxiret me "pekule".

"Kush tha? Atë se thotë as ai vetë, ai e di që do të nxirret nesër. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore. Nuk do e gjuaj kush me mjete luftarake. Midis nesh nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz të armatosur. Me pekule, me pekule do e nxjerrim", u shpreh Berisha.

 

 

Të fundit