Flash News

Ditari i Opozitës

“Si do e sillni opozitën në pushtet?” Berisha i përgjigjet analistit: E kemi zgjidhur këtë çështje!

“Si do e sillni opozitën në pushtet?” Berisha i

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga analistët në Top Story ku ishte ftuar se cila është strategjia e re e PD-së për zgjedhjet 2025.

Sipas Berishës, strategjia do të jetë mosbindja civile, ndërsa shtoi se nuk ka zgjedhje, por farsë elektorale.

Pjesë nga debati:


Rakipllari: Ju po shkoni në zgjedhje, çfarë keni menduar? Keni menduar ndonjë strategji të re?

Berisha: Po kemi menduar

Rakipllari:  Cila është?

Berisha: Mosbindje civile. Këto nuk janë zgjedhje, janë farsë elektorale.

Rakipllari: Ju jeni kryetar i PD duhet ta çoni opozitën me fitore. A jeni duke e çuar në fitore apo në përplasje? Ku jeni duke e çuar opozitën doktor?

Berisha: Unë kam përjetuar një diktaturë, jam përballur me të dhe ajo ra. Lufta ndaj një diktaturë nuk është e lehtë

Rakipllari:  Pra jeni në rezistencë…

Berisha: Prit një minutë! Kjo që bëjmë ne është ajo që duhet bërë. Do vazhdojmë deri në përmbysjen e saj. Të ardhme kjo diktaturë nuk ka. Ju garantoj që janë vetëm hapat e parë.

Vangjeli: Ju jeni në hapat e para doktor.,Nëse ai është në maratonë, ju jeni në hapat e parë.

Rakipllari: Ju bëni krahasim me Ramiz Alinë dhe e krahasoni sot kur këtë qeveri e mbështet SHBA, dhe ju jeni non grata nga Britania dhe SHBA. Unë them si do përballeni me bandat? Si do e sillni opozitën në pushtet?

Berisha: E kemi zgjidhur këtë. Ne bëjmë këtë betejë për çdo shqiptar. Në këtë histori nuk gjen dot një regjim që ketë larguar në një regjim 9 vjeçar mbi 1 milion qytetar. Diktatura do durim, guxim, por të ardhme nuk ka.

Të fundit