Flash News

Ditari i Opozitës

Si do hyjë në zgjedhjet e pjesshme, Ristani: Grupi i Rithemelimit në bisedime për koalicion me LSI

Si do hyjë në zgjedhjet e pjesshme, Ristani: Grupi i Rithemelimit

Arben Ristani ka treguar se cilat janë mënyrat që Grupi i Rithemelimit ka përpara për të hyrë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 mars.

I ftuar në Open në Top Channel, Ristani tha se në vijim do të gjendet një mënyrë si do regjistrohet grupi i Berishës në KQZ për të përfaqësuar opozitarët në të 6 bashkitë ku garohet, ndërsa shtoi se është në bisedime me LSI për koalicion.

Pjesë nga biseda:  

Si do regjistrohen në KQZ?

Regjistrimi është një çështje teknike dhe është shumë shpejt për të folur. Ka shumë forma. Gjykata duhet ta kishte shqyrtuar çështjen se po kapërcehen afatet ligjore, por mund të ketë një vendim të shpejtë që e zgjidh. Varianti i dytë është të bisedohet për një koalicion të gjerë, dhe më pas të bëhet përfaqësimi.

Koalicion me...

Shumica e demokratëve nuk do lihen pa u përfaqësuar. Jemi në bisedime, të shohim si do shkojë. Me të gjitha forcat e djathta.

Grupi i Rithemelimit nuk regjistrohet dot si formacion politik

Nëse nuk regjistrohet, atëherë do futet si koalicion i madh. Ka zgjidhje të tjera. Jemi në bisedime. Nuk do të lëmë pa përfaqësuar shumicën e demokratëve. Do e gjejmë formën se si të regjistrohemi.

Koalicion me LSI?

Jemi në bisedime me LSI dhe me forca të tjerë të koalicionit. Jemi në bisedime duke parë disa variante për të përfaqësuar të gjithë opozitarët. Akoma nuk kemi një precizim në këtë çështje.

Sa kandidatë do vendosni?

Sigurisht në të gjitha bashkitë,në të 6 bashkitë. Se primaret i duhen PD-së në këto momente.

 

Të fundit