Flash News

Ditari i Opozitës

Si do përcaktohen kandidatët në zgjedhjet e 6 marsit? Berisha merr formulën e SHBA: I caktojnë anëtarët

Si do përcaktohen kandidatët në zgjedhjet e 6 marsit? Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar si do përcaktohen kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë.

Përmes një postimi në  “Facebook”, Berisha tregon se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura dhe se ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA.

1. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

2. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

3. QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

4. Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

5. I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

6. Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës”, shkruan Berisha.

 

 


 

 

Të fundit