Flash News

Ditari i Opozitës

Si do dilni të bashkuar në zgjedhje? Berisha mesazh Alibeajt: Nuk i zëvendësoj primaret me sondazhet

Si do dilni të bashkuar në zgjedhje? Berisha mesazh Alibeajt: Nuk i

Kreu i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët në Facebook se si do të veprojë që PD të dalë me një kandidaturë të vetme dhe jo me dy kandidatë  në zgjedhjet vendore siç tha deputeti Alibeaj.

Berisha tha se ka qenë dhe është i hapur, që çdo deputet i kësaj partie, eksponent dhe anëtar i kësaj partie, të kandidojë në primare, apo të propozojë cilindo për primare.

Po ashtu, Berisha përsëriti se nuk heq dorë nga nisma e primareve dhe as nuk do t’i zëvendësojë ato  me sondazhet.

Sali Berisha: Partia Demokratike e vërtetë e rithemeluar ka përcaktuar një procedurë të cilën nuk ka demokrat që normalisht ta refuzojë. Por, z. Ylli, kur tetë muaj apo një vit më parë, unë kaloja nga Foltorja në Foltorja për të folur për peng-Bashën në atë kohë, kishte që e besonin, por edhe të tjerë skeptikë.

Sot besoj, pas të gjitha të dhënave, është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Edi Ramës dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD-në. Në këtë kontekst, unë kam qenë, jam dhe do të jem i hapur, që çdo deputet i kësaj partie, çdo eksponent dhe anëtar i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare.

Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep.

Të fundit