Flash News

Ditari i Opozitës

Si i përballon shpenzimet e fëmijëve jashtë shtetit? Meta: Bashkë me Monikën kemi një pallat me firmën e Ramës

Si i përballon shpenzimet e fëmijëve jashtë shtetit? Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se si i përballon shpenzimet për fëmijët e tij jashtë vendit.

I ftuar në emisionin "Zona Zero" në Top News Meta është shprehur se shpenzimet i përballojnë nëpërmjet një pallati që kanë ndërtuar me firmën e Edi Ramës nga i cili nxjerrin të ardhura.

 “Fëmijët e mi do të kthehen në Shqipëri dhe kjo është e padiskutueshme dhe kanë një lidhje shumë të fort me vendin.

Unë jam i bindur që vendi do të ndryshoj tërësisht.

Mesazhi ynë, i PL është që Shqipëria iu përket të rinjëve. Kështu që kjo është histori e përfunduar dhe misioni im kryesor.

Vajza e madhe është kthyer dhe ka përfunduar studimet e shkëlqyera për matematike dhe financë edhe dy fëmijët e tjerë vijojnë studimet.

Nëse qytetarët pyesin se si ja bën Meta dhe Monika për shpenzimet, ata duhet ta dinë se ne kemi një pallat brenda rregullave dhe normave me firmën e Edi Ramës, me të cilin përballojmë shpenzimet e fëmijëve. Jo se edukimi në Shqipëri është i keq por për t’ju dhënë një pavarësi më të madhe atyre.”- tha Meta.

 

 

Të fundit