Flash News

Ditari i Opozitës

Si janë blinduar dyert PD-së, del foto nga brenda selisë

Si janë blinduar dyert PD-së, del foto nga brenda selisë

Ndërsa të shtunën është paralajmëruar protestë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike nga ish kryeministri Sali Berisha  dhe mbështetësit e tij, kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë masa duke blinduar dyert nga brenda selisë.

Siç duket edhe nga kjo foto e shkrepur nga ambientet e brendshme të PD-së, shihet se si janë blinduar dyert kryesore.

Mësohet se kjo derë hekuri është vendosur në katin e dytë të selisë. Pavarësisht se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka mohuar vazhdimisht në media se ndryshimet në seli kanë të bëjnë me restaurimin e ambientit, kjo foto tregon të kundërtën.

Në datë 5 janar skadoi afati i vendosur nga Berisha për Bashën që të lirojë zyrën. Tashmë në datë 8 janar do të mblidhen demokratët nga e gjithë Shqipëria dhe nuk përjashtohet mundësia që situata të përshkallëzohet, pasi Lulzim Basha nuk njeh vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit për shkarkimin e tij.

Të fundit