Flash News

Ditari i Opozitës

“S’i jap votat nëse s’pranon planin tim me 5 pika”, Basha i përgjigjet ‘kushtit’ të Kryemadhit

“S’i jap votat nëse s’pranon planin tim me 5 pika”,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi pak ditë më parë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë nuk do të japë votën e LSI për qeverisjen e nesërme

Në një intervistë për Syri.tv, Basha ka komentuar këtë deklaratë, duke thënë se i vetmi diversion është që bëhet sikur ka moskuptim apo keqkuptime mes aleatëve, ndërsa siguroi se aletatë janë të bashkuar për një qëllim, largimi i Edi Ramës.

Qëllimi që na bashkon të gjithëve është fare i qartë. Largimi i Ramës, fitorja e shqiptarëve, fitorja e Shqipërisë. Dhe në këtë kuadër i vetmi diversion është ky që bëhet sikur ka moskuptim apo keqkuptime mes aleatëve.

Ne jemi të bashkuar për këtë qëllim. Programet tona do të japin efektin e dëshiruar që është përmirësimi i klimës së biznesit, hapja e vendeve të punës, ulja e kostos së jetës dhe këtu të gjithë jemi të bashkuar”, tha Basha.

Sipas Kryemadhit, plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm dhe kreu i PD nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me të, duhet ta pranojë.

 

Të fundit