Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Si krijoi Edi Rama në Shqipëri shtetin e vetëm të mafies në Europë?"

Kryedemokrati, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një shkrim se si kryeministri Edi Rama dhe aleanca e tij, krijoi shtetin e vetëm të mafias në Europë.
Postimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, cilido që është i interesuar të di për shtetin e mafies në përgjithësi, dhe konkretisht për ndërtimin e këtij shteti nga Edi Rama pasi erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave i sugjeroj të lexojë këtë analizë të gazetarit të njohur në këtë fushë, Ferdinand Dervishi, të publikuar me titullin:
MAFIA, apo ‘MAFIA state’?
Nga Ferdinand Dervishi
Studimit, listimit dhe përdorimit të grupeve kriminale për të fituar pushtetin politik sipas bindjes ‘aleancë edhe me djallin për të mundur Berishën’ shqiptarët po ja shohin hajrin. Rezultati i parë do të ishte ndarja e dukshme e pushtetit me krimin. I dyti do të ishte rreshtimi konstant i vendit tonë si një nga vendet më të korruptuara të Botës.
Aktualisht njerëzit në majë të pushtetit politik, oligarkët e përbashkuar në fitime si dhe krimi, komandojnë dhe kontrollojnë të gjitha paratë e buxhetit të destinuara për shërbime publike, të njëjtët kanë zhytur duart në pronat e shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve etj.
Duke parë kontrollin total të shtetit në stil mbretëror apo sulltanor, duke parë krimin e organizuar të arrijë të devijojë në Portin e Durrësit një linjë ndërkombëtare të kokainës që vjen nga Amerika Latine, duke parë zhvatjen e pamëshirshme të pronave në bregdet, duke parë kontrollin e lojërave legale e ilegale të fatit, duke parë furinë e fenomenit mashtrues miliarda dollarësh të realizuar me ‘call center’, shqiptarët e pjesës gri po i mundon një pyetje: A është themeluar dhe po funksionon një organizatë e mirëfilltë mafioze në Shqipëri, apo kemi të bëjmë me një MAFIA shtetërore?
Me termin ‘MAFIA’ emërtohen përgjithësisht organizatat kriminale që kanë një ngjashmëri të madhe me organizatat mafioze italiane.
Dy nga elementët themelore që dallojnë MAFIA-n nga një grup i mirëstrukturuar i krimit të organizuar, janë lidhja me krimin ndërkombëtar dhe tejkalimi i bashkëpunimit e kontrollit nga politika, duke sfiduar shtetin.
Në terrenin shqiptar është e provuar se grupet e krimit të organizuar kanë lidhje ose janë pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar. Ajo që mbetej me pikëpyetje ishte nëse e tejkalojnë, apo jo, kontrollin nga politika?
Kohët e fundit, personazhe të ndryshëm të agjencive partnere të sigurisë dhe shërbimeve sekrete, nisën t’u pëshpërinin në vesh, ca pak shqiptarëve, të cilëve u besonin, rrezikshmërinë e fuqizimit e ngritjes, në rangun e një organizate të mirëfilltë mafioze, të një grupi shqiptar të krimit të organizuar.
Sikur të kishte një lidhje kohore jo rastësore, shqetësimi u duk se fillimisht u reflektua në një shkrim (16 prill 2024) të INA MEDIA – rrjetit investigativ që mbështetet nga Ambasada Amerikane.
Aty shkruhej për lidhjet me mafian italiane SACRA CORONA UNITA, të Artur Shehut, dikur të njohur si trafikant klandestinësh, aty ai aludohej si një lojtar kryesor në procesin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës.
Pastaj mbërriti (21 prill 2024) investigimi i RAI-3, që habitshëm kishte sërish në qendër Artur Shehun, lidhjet e tij të dyshimta me Gjeneralin Fabrizio Lisi, të Guardia Di Finanza dhe, si të bëhej një ngjashmëri me filmat me subjekt MAFIA-n, edhe lidhjet e të dyve me Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë.
Pazëllin e plotësoi intervista e Nicola Gratteri-t, Kryeprokurorit të Napolit, që deklaroi se ‘Mafia shqiptare është e fortë, sepse vjen nga një shtet ku ka korrupsion të përhapur… Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me NDRAGHETA-n. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që, edhe në mënyrë të pavarur, të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokainë’.
Pak ditë më pas, në një tjetër media italiane, sërish Nicola Gatteri, do të thellonte gjykimin duke deklaruar se ‘mafia shqiptare është mafia e dytë më e fortë në Europë pas NDRAGHETA-s’. Sikur të ecej në një linjë, më 17 maj 2024, edhe pse në shënjestër nuk kishte ndonjë vrasës apo disa të tillë, edhe pse dosja hetimore diktonte goditjen me furi më të shtuar për të tjerë personazhe dhe bazat e tyre, SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion) zgjodhi të përqendronte sulmin ndaj bazës së Troplinëve në Durrës, justifikuar me një fletë arresti për Fatmir Troplinin, njohur si Miri i Pojës.
‘Plaçka’ do të ishte tronditëse: sekuestrohen disa milionë euro cash, automjete luksoze, sende të florinjta, orë të shtrenjta dhe veçanrisht një tavolinë pokeri.
Grupi që aludohet si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës që mbërrin në Portin e Durrësit nga Amerika Latine, që është akuzuar për lidhje me majën e politikës përmes Ergys Agasit, (drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit) konsiderohej i paprekshëm, ndërkohë që bëmat, ose nuk publikoheshin fare nga mediat, ose guxohej te raportimi i lajmit, por pa autorë, si në një rast, në dhjetor të vitit 2023.
Ndërkaq, për rastet e marra në konsideratë, pyetja shtrohet: Që të kemi një organizatë mirëfilli mafioze, a e tejkalojnë këta personazhe, apo grupime kriminale, kontrollin e politikës dhe të pushtetit në Shqipëri?
Një gjykim i thjeshtë dhe i përciptë do të ishte: JO!
Nëse situatën do e pranojnë të tillë, atëherë këto grupe të krimit të organizuar ndërkombëtar, automatikisht futen nën hijen e politikës, që pozicionohet si kontrolluese.
Por, mbërritja këtu lind një pikëpyetje : Meqë krimi i organizuar mbetka nën hijen e politikës, a funksionin në Shqipëri një shtet mafioz (MAFIA state) ?
Sipas definimeve të thjeshta ‘MAFIA state’ quhet ai sistem ku qeveria është e lidhur me krimin e organizuar. Por si pozon një ‘MAFIA state’?
Në këtë rast qëllimi kryesor janë fitimiet nga skemat e vjedhjes nga fondet e buxhetit të shtetit.
Që shteti mafioz të arrijë të fusë në thesin e vet fitimet të vjela nga buxheti, apo qoftë veprimtari të tjera kriminale, si për shembull fitimet nga kanabizimi i 2016, duhet të kontrollojë apo bllokojë disa sisteme, filluar me mediat, drejtësinë, policinë, shërbimet sekrete, shërbimet e huaja partnere, të korruptojë apo asgjësojë inspirues të shoqërisë civile, të shkatërrojë, korruptojë dhe neutralizojë opozitën.
Në Shqipëri kjo skemë është e përfunduar prej kohësh. Kaq mjafton dhe tepron për të emërtuar shtetin shqiptar si shtet mafioz, edhe pse në rastin tonë kemi qenë edhe më të egër, duke krijuar lidhje të dyshimta bashkëpunimi korruptiv me ndërkombëtarët.
Por le të marrim për bazë një përkufizim më skolastik dhe më të detajuar të ‘MAFIA state’.
Në shumicën e studimeve serioze europiane dhe amerikane, një shtet mafioz karakterizohet nga monopoli i përhershëm i pushtetit politik të lidhur me një person, përqendrimi i pasurive në duart e një elite të privilegjuar, prania e korrupsionit sistemik.
Krahasuar me realitetin shqiptar, përputhja është totale.
Më tej, si kusht për përkufizimin e një ‘MAFIA state’ listohet ‘të vepruarit brenda institucioneve formale politike me ngjashmërinë e një organizate kriminale’.
Kjo ka lidhje me përdorimin e strukturave partiake si biznese private, si burim përfitimi dhe logjistikë vjedhjesh.
Ka lidhje me domimnimn e kreut të partisë, apo të qeverisë, në përzgjedhjen e funksionarëve, në vendosjen në poste kyçe të atyre që japin garanci se do ti shërbejnë liderit symbyllur, të atyre që dinë të vjedhin dhe sidomos që dinë të ndajnë, në vendosjen në pozicione të rëndësishme të personave që paguajnë rryshfet ose thjesht e blejnë postin, si në rastet e disa kryebashkiakëve apo deputetëve problematikë me tëshkuar kriminale, etj.
Pra mbetemi në Shqipëri.
Kushti tjetër thotë se shtet mafioz quhet ai që ndërhyn në legjislacion, që komandon nxjerrje vendimesh të ekzekutivit me qëllim përqendrimin e fitimit, nga burimet ekonomike të vendit, në pak duar.
Dhe sërish jemi në Shqipëri.
Më tej shkruhet se autoriteti i shtetit mafioz ushtrohet nëpërmjet një strukture të vendosur pushteti, me bindje të shpërblyer dhe mosbindje të ndëshkuar.
Jemi në Shqipëri, pasi me ‘bindje të shpërblyer’, dmth, me mbështetje politike deri në fund, janë rastet korruptive të ish-minitrit Ilir Beqja, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako etj, dhe me ‘mosbindje të ndëshkuar’ është rasti i ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.
Në fund përcaktohet se shteti mafioz përdor dhunën ose kërcënimin e dhunës për të mbajtur pushtetin. Pra teoria konfirmohet. Shteti shqiptar i përmbush, madje i tejkalon kushtet për tu konsideruar një ‘MAFIA state’.
I tejkalon, pasi veç funksionimit si shtet mafioz, vepron si një organizatë mafioze ordinere.
Kjo sepse kemi një shtet që nuk mjaftohet me devijimin e zhvatjen e fondeve publike, por që përfshihet në kultivimin masiv të kanabisit, që nuk mjaftohet me pronat e Forcës Detare, por që zhvat edhe pronat e paluajtshme të qytetarëve shqiptarë në bregdet, që fut duart te trafiku i kokainës, që përlyhet me call-center-at që mashtrojnë gjysmën e Europës, që kontrollon lojërat e fatit, që i teket dhe përlan Portin historik të Durrësit duke ja dhënë një investitori të huaj, pa i vënë kusht ndërtimin e një porti alternativ, që për përfitim politik ndërkombëtar, dhuron ishullin e vetëm, atë të Sazanit, pa asnjë fitim të reklamuar për shqiptarët etj, etj.
Madje, që të jemi në një linjë ngjashmërie me MAFIA-n italiane, në shtetin tonë mafioz kemi të alokuar edhe OMERTA-në – kodin mafioz të heshtjes. Dhe këtu mjafton të kujtojmë kodin e respektuar të heshtjes nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe nga ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.
Por një numër ngjarjesh të kohëve të fundit vërtetojnë edhe një tjetër tendencë. Shteti mafioz shqiptar po ndeshet me rebelimin e grupeve të krimit të organizuar që ka mbajtur dhe mban nën sqetull. Bëhet fjalë për disa incidente me qëllim futjen dhunshëm në parcela fitimi, që ‘MAFIA state’ ua ka shitur, apo i ka ndarë me oligarkët.
Pra pakënaqësia për ndarje parcelash fitimi ka bërë që krimi i organizuar të japë shembuj të daljes nga kontrolli.
Për rrjedhojë kohët e fundit kemi pasur edhe ndonjë plumb, apo majë thike, ndaj oligarkëve për zhvatje tenderash, ndonjë grusht turinjve apo marrje peng e kryebashkiakëve – sërish për zhvatje tenderash, dhunim të kadastrave dhe rrezikim të tyre, si në rastet e Vlorës, emërime, si me komandë, të të afërmve dhe miqve të njerëzve të krimit në poste kyçe të administratës shtetërore, etj.
Thënë ndryshe, deri dje në sqetull të shtetit mafioz, krimi i organizuar është fuqizuar aq shumë sa ka nisur të rebelohet duke shkelur rregullat e vjetra dhe duke testuar vetëveprimin.
Ka nisur të depërtojë në struktura të ndryshme të shtetit, në Policinë e Shtetit dhe sistemin e drejtësisë, duke dubluar garancinë e premtuar nga politika me qëllim për të pasur më të garantuar mbrojtjen nga goditjet.
Pra përfundimisht mund të pranohet se në Shqipëri jo vetëm kemi një ‘MAFIA state’ tjetet të konsoliduar, por edhe tranzitim, të paktën të një grupi të krimit të organizuar, drejt themelimit të një organizate mirëfilli mafioze, e cila sapo ka nisur të sfidojë shtetin mafioz.\
Marrë nga faqja e Facebook e autorit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38