Flash News

Ditari i Opozitës

Si mashtron Kumbaro për Thethin? Zhupa i nxjerr video-n: Çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjik

Si mashtron Kumbaro për Thethin? Zhupa i nxjerr video-n: Çdo

Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka rikujtuar ministres Kumbaro mashtrimin që po bën me Thethin.

Zhupa ka ndarë në Facebook një video nga një interpelancë e Kuvendit në vitin 2024, ku Kumbaro lavdëron bujtinat e ndërtuara në Theth që sot i shembën.

Duke i quajtur “terroristë mjedisorë”, Zhupa shprehet se qeveria e bën gjithçka për investitorët strategjikë dhe jo për interesin e komuniteteve.

“Në interpelancë me Mirela Kumbaron më 19 Dhjetor 2024, më mori shembull Thethin, duke lavdëruar bujtinat që sot i shkatërruan paturpërsisht dhe pabesisht.

Në parlament justifikohej se pikërisht për banorët po ndryshohet ligji i zonave të mbrojtura që të zhvillohet eko turizmi dhe mos të largohen nga zona.

Sic ja thashë ashtu edhe doli!

Asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.

Këta janë terrorist mjedisor që çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjik që ju kanë premtuar detet, malet, tokën e shqiptarëve dhe derisa të na rrëmbejnë edhe ajrin dhe të shkatërrojnë përfundimisht këtë vend”, shkruan Zhupa.

Të fundit