Flash News

Ditari i Opozitës

"Si nuk të vjen turp ty", përplasje mes Flutura Açkës dhe Korreshit në mbledhjen e Kryesisë

"Si nuk të vjen turp ty", përplasje mes Flutura

Janë zbardhur përplasjet mes deputetëve të PD-së gjatë mbledhjes së Kryesisë. Flutura Açka iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë që braktisën takimit duke i ofenduar “palaço”.

Kjo ka sjellë përplasje mes saj dhe kolegut Saimir Korreshi, i cili iu është kthyer “Si nuk të vjen turp ty moj”.

Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.

Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?!

Pas tensioneve në mbledhjen e Kryesisë, Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares. 

Pas Tabakut, kanë ardhur edhe dy dorëheqje në radhët e partisë së vulës. Kanë qenë Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha që janë tërhequr nga Kryesia.

 

Të fundit