Flash News

Ditari i Opozitës

Si paraqitet situata në PD një ditë pas dorëheqjes së Bashës

Si paraqitet situata në PD një ditë pas dorëheqjes së

Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, situata në selinë blu është e qetë.

Gazetarët e terrenit që mbulojnë Partinë Demokratike raportojnë se i vetmi që ka mbërritur në zyrë është kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Përveç tij asnjë funksionar tjetër nuk është paraqitur sot në seli. Situata e qetë dhe pa shumë lëvizje ndoshta përkon edhe me rastin e festës së Sulltan Novruzit, që është ditë pushimi.

Më vonë pritet që Alibeaj bashkë me deputetët Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri do të shkojnë për vizitë në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

 

Të fundit