Flash News

Ditari i Opozitës

Si po manipulohet shorti? Salianji denoncon skandalin në Gjykatën e Lartë

Si po manipulohet shorti? Salianji denoncon skandalin në Gjykatën e

Ervin Salianji ka denoncuar nga qelia skandalin që po bëhet me procesin gjyqësor ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Salianji ka ndarë shortin e hedhur për rekursin që ka depozituar në Gjykatën e Lartë. Gjykata ka caktuar dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin e Salianjit.

Demokrati thotë se i gjithi është një pengmarrje dhe jo një proces gjyqësor, që po bëhet për ta mbajtur larg fushatës dhe larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Salianji shton se do të mbahet përgjegjësi për këtë autokraci.

POSTIMI:

Pasi shpalli vendimet që ai dëshironte në dy shkallët e gjyqësorit, për krimin e agjitacion e propagandë, dhe se e mundja qeverinë në çdo përballje, Edi Rama ka marrë masa që të bëjë të njëjtën gjë me Gjykatën e Lartë.

Në fillim më burgosën pa ligj, vetëm për publikimin e një investimi gazetaresk, për një denoncim publik të vërtetuar brenda ditës nga vetë Agron Xhafaj, i dënuar me 7.4 vjet burg në Itali pas një operacioni të DEA-s, i cili u detyruar të shkonte në qeli sic urdhëronte drejtësia italiane.

Më pas u kapën duke paguar dëshmitarë të rremë. Dëshmitari u kap me video duke pranuar qē kishte marrë para nga Xhafaj dhe vartësit e tij. U kapën dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit në përgjime zyrtare të prokurorisë duke paguar me para dhe instruktuar dëshmitarin e rremë. Më tej, manipuluan duke futur në gjykatē akte dhe vendime që askush nuk i dinte se si ishin futur në dosje. Vonuan zbardhjen e vendimit për të penguar rekursin në Gjykatë të Lartë.

Më burgosën duke pasur mandat dhe asnjë institucion nuk konstatoi humbjen e mandatit në momentin që isha në burg. Tani, vazhdojnë me shpifësinë e padrejtësisë, duke nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin tim, as më pak e as më shumë, por në Gjykatën e Lartë!

Është e qartë. Ky nuk është proces, por pengmarrje. Jam i marrë peng nga një organizatë kriminale, që interes ka të më mbajë larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik, pasi kam faktuar me qindra herë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin ashtu siç dhe i kam mundur në çdo përballje zgjedhore!

Qëllimi nuk fshihet më. Duhet të mbahem në burg, të mos lejohem të merrem me politikë, të bëj fushatë, të kandidoj!

Ndryshimi apo manipulimi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa. Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë!

Kjo është autokracia në veprim, ky është pushteti i sunduesit. Ky është regjimi! Kushdo do mbajë përgjegjësi, dita po vjen!

 

Të fundit