Flash News

Ditari i Opozitës

"Si regjimi i idhujve të Ramës asgjësoi ajkën e vendit"

"Si regjimi i idhujve të Ramës asgjësoi ajkën e

Deputeti demokrat Flamur Noka, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë një krahasim mes regjimit komunist të vitit 1947 dhe asaj që ai e quan "eliminim politik" të urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Noka thekson se, ashtu si në periudhën e diktaturës komuniste, kur u kërkua asgjësimi i kundërshtarëve politikë dhe atdhetarëve që aspironin një Shqipëri demokratike, sot Rama po përdor të njëjtat metoda për të eliminuar zërin opozitar.

Postimi i Nokës: 

Si regjimi i idhujve të Ramës asgjësoi ajkën e vendit.

Në vjeshtën e vitit #1947, regjimi vrastar komunist kërkonte asgjësimin e çdo kundërshtari politik, të çdo atdhetari që dëshironte #Shqipëri demokratike.

Kështu instalohej diktatura, me dhunë, vrasje, arrestime dhe terror ndaj mendimit ndryshe dhe zërit opozitar.

Dekada më vonë Edi Rama po urdhëron eliminime politike, duke lëshuar me një #SKAP-e të hordhitë e tij e tij drejt opozitës.

Ne nuk do të lejojmë që historia të përsëritet në heshtje.

Do të luftojmë deri në fitore. Më poshtë gjeni emrat e viktimave të regjimit, që për demokraci e atdhe morën dhe.

Shefqet Beja, deputet, pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, dënohet me varje. Sheh Ibrahim Kurbunara, deputet, një ndër firmëtarët e shpalljes së Pavarësisë, dënohet me varje.

Dr. Enver Sazani, deputet, drejtor i Spitalit Ushtarak, dënohet me vdekje-pushkatim. Salaudin Toto, deputet, themelues i Institutit të Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parë i këtij instituti,  dënohet me vdekje-pushkatim.

Irfan Majuni, deputet, nëpunës në #Tiranë, dënohet me vdekje-pushkatim. Sulo Ismail Klosi, i diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë së Naftës në Strasburg, kryeinxhinier në #Rubik, dënohet me varje.

Riza Alizoti, diplomuar në Oksford dhe specializuar për shfrytëzimin e minierave në Strasburg, dënohet me varje.

Salim Kokolari, pedagog në Liceun Francez në #Gjirokastër, mbështetës i Luftës Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje-pushkatim.

Muhamet Prishtina, djali i patriotit Jahja Prishtina, dënohet me vdekje-pushkatim.

Tefik Deliallisi me profesion mësues dënohet me vdekje-pushkatim. Hysen Shehu, djali i Sheh Ibrahim Kurbunarës, dënohet me vdekje-pushkatim. Beqir Çela me profesion mësues dënohet me vdekje-pushkatim. Abdyl Kokoshi, i diplomuar për drejtësi, dënohet me vdekje-pushkatim.

Pertef Karagjozi, nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje-pushkatim. Agathokli Xhitoni me profesion notar dënohet me vdekje-pushkatim.

Të përjetshëm në altarin e demokracisë!

Të fundit