Flash News

Ditari i Opozitës

"Si repart ushtarak", Berisha: 90% të medieve vendosën titull të diktuar kur Rama sulmoi opozitën

 "Si repart ushtarak", Berisha: 90% të medieve vendosën

Kryedemokrati Sali Berisha ngre alarmin se 90% të medieve vendosën titull të diktuar nga zyra e kryeministrit kur Edi Rama sulmoi opozitën tri ditë më parë.

Sipas Berishës, në vend që ti përvisheshin narkodiktatorit për sulmin e shpëlarë ndaj qëndrestarëve opozitarë në rrugë dhe parlament përcillnin si repart ushtarak, thirrjen barbare të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama.

Berisha: Mafia shtetërore shqiptare me në krye Edi Ramën. Narkoregjimi i tij ka bërë ndaj nesh çdo provokim.
Ka ndërmarrë ndaj nesh çdo akt poshtërues të pamerituar.
Ka kryer ndaj nesh gjenocid masiv dhe shpopullim të Shqipërisë.
Ka nxirë emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën.
Ka vendosur mbi qytetarët vellon e zezë të censurës dhe mashtrimit.
Ka vendosur nën kontroll jo vetëm drejtësinë e cila sillet me zamanët e saj, njëlloj si dikur në kohërat më të egra të diktaturës.
Ka vendosur në kontroll institucione të tjera, mediat pa të cilat nuk ka kurrë demokraci.
Miqtë e mi!
Me dhimbje ua them, po vetëm tre ditë më parë kur Edi Rama kreu i meduzës së krimit të organizuar dhe mafias në Shqipëri, kur Edi Rama ortaku i McGonigalit, Pëllumb Gjokës, Troplinëve, Ndokëve, Rrajave, Çelëve e të tjerë, shfryu kundër deputetëve të PD-së në parlament dhe protestës tuaj, i shkatërroni me votë.
A mund të imagjinoni ju se në zinxhir 90% të medieve vendosën titullin e diktuar nga zyra e kryeministrisë, e kryehajdutit, e kryekriminelet, e kryetrafikantit të vendit Edi Rama; i shkatërroni opozitën dhe kjo ishte.
Në vend që ti përvisheshin narkodiktatorit për sulmin e shpëlarë ndaj qëndrestarëve opozitarë në rrugë dhe parlament përcillnin si repart ushtarak, thirrjen barbare të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama.
U ndala në këtë prap jo për të thënë diçka që nuk e dinit, por thjeshtë për të theksuar se sa jetike, sa rëndësi të jashtëzakonshme ka qëndresa juaj, ka qëndresa qytetare në këtë kohë.

Të fundit