Flash News

Ditari i Opozitës

Si u përgjigj? Salianji: Basha u pyet në mbledhje nëse do kandidojë sërish për kryetar të PD

Si u përgjigj? Salianji: Basha u pyet në mbledhje nëse do

Deputeti Ervin Salianji ka zbardhur detaje të reja lidhur me mbledhjen e PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji tha se Basha u pyet nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet për partinë, por sipas tij ai e ka lënë evazive.  “Është  bërë pyetje nga zoti Bejko nëse do kandidojë prapë, e ka lënë evazive dhe nuk është përgjigjur zoti Basha në mbledhje”, tha Salinji.

Salianji tha se shumica e grupit nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa një pjesë e të pranishmëve kanë patur objeksione.

Deklarata është hedhur në diskutim në grup, në dijeninë time shumica e grupit nuk ka qenë. Pjesa e anëtarëve që kanë qenë aty kanë patur objeksione të caktuara. Por thelbi nuk është aty, thelbi është që Basha ka dhënë dorëheqjen. Ne që kemi bashkëpunuar nuk na vjen mirë. Dështimi i tij është dështimi i të gjithëve ne që e kemi mbështetur, i doktorit të parit”, tha Salianji.

Të fundit